Sisteme me Qira


Me opsionin e sistemit me qira 100% mirëmbajtje, 100% garanci.

Ndoshta jeni i zënë me menaxhimin e një hoteli me 56 dhoma, ndoshta me një mensë e cila nxjerr ushqim për 450 veta, ndoshta me menaxhimin e nje kafeneje e cila bën 15 kg kafe në ditë. Jeni i mbytur në punë. Nga njëra anë të bëni të lumtur klientët, nga njëra anë problemet e personelit, nga ana tjetër pagesat e furnitorëve...

Gjatë kacafytjes me të gjitha këto, doni që duke përdorur dhe ujë cilësor për të mbrojtur pajisjet dhe rrjetin dhe të mbroni shëndetin e personelit dhe klientëve.

Një proçes që rritet si mal përpara syve tuaj. Edhe financimi i pajisjeve, edhe trajnimi i personelit për mirëmbajtje gjithashtu dhe të marrurit me domosdoshmëritë e garancisë së produkteve...

Nuk është e thjeshtë. Madje nuk është aspak e thjeshtë!


Zgjidhja, shërbimi i sistemeve me qira të Water.al®


Avantazhet e marrjes së sistemit me qira në vend që t'a blini atë, mund t'i renditim si më poshtë;

  1. Nuk ka kosto për blerjen e sistemit. E përdorni me pagesa të ulëta mujore. Financim i thjeshtë.
  2. Nëse nuk mbeteni të kënaqur mund t'a ktheni sistemin.
  3. Mirëmbajtja periodike e sistemit të marrë me qira bëhet pa qenë nevoja për pagesa shtesë.
  4. Duke qenë se produktet që përdoren në sistemin e marrë me qira janë në pronësi të Water.al®, në rast të një difekti ato do të zëvendësohen nga ana e Water.al® me të njëjtin produkt ose të ngjashëm me të, pa pagesë.
  5. Kontabilizimi është i thjeshtë. Nuk ka nevojë të merreni me proçesin e amortizimit.
  6. Në rast shpërnguljeje nuk ka kosto çmontimi dhe montimi.

Kontaktoni me ekipin e Water.al® për të vlerësuar si të përfitoni nga shërbimi i marrjes me qira të sistemeve.