Misioni & Vizioni & Vlerat Themelore

Misioni

Importimi nga fabrikat prodhuese i produkteve për zgjidhjet e ujit. Zhvillimi i zgjidhjeve të qëndrueshme të ujit dhe vënia e tyre ne dispozicion të konsumatorit. Furnizimi me shumicë me produkte, kompanive të cilat ushtrojnë aktivitet në sektorin e instalimeve.

Vizioni

Të jetë kompania më e njohur dhe me numrin më të lartë dhe të suksesshëm të instalimit të zgjidhjeve të ujit, në Shtetet e Ballkanit.

Vlerat Themelore

  1. 100% Transparencë
    Shpalosim një komunikim 100% transparent kur flasim me klientët për vlerësimin e problemeve në lidhje me ujin, për gjendjen që ndodhet dhe për ato çfarë mund të bëhet.
  2. Zero Justifikime
    Ne nuk lejojmë që kushtet që na rrethojnë të na ndalojnë punën tonë gjatë dhënies së zgjidhjeve dhe implementimit të tyre. Nuk prodhojmë justifikime, por zgjidhje.
  3. Caktimi i objektivit Real
    Zhvillojmë ide realiste se çfarë mund të bëjmë në lidhje me zgjidhjet e problemeve që kanë të bëjnë me ujin. Nuk bëjmë premtime të ekzagjeruara.
  4. Zhvillimi i Zgjidhjeve të Qëndrueshme
    Punojmë në mënyrë që zgjidhjet që zhvillojmë të jenë të qëndrueshme. Nuk bëjmë instalime të cilët nuk vazhdojnë dot të punojnë.