Sisteme Ngrohje & Ftohje

Sistemet e ngrohjes vlerësohen në dy grupe sipas madhësisë.

  1. Ngrohje Qëndrore
  2. Ngrohje Lokale

Sistemet qëndrore të ngrohjes instalohen për të ngrohur të gjithë godinën. Kostoja totale e instalimit të projektit është e lartë, por kostoja e instalimnit dhe kostoja e konsumit dhe operacionale për përdorues është e ulët. Rekomandohet të zgjidhet veçanërisht në klimat e ftohta. Ka përdorim të gjërë në vende si hotele, shkolla, spitale.

Për sistemet lokale të ngrohjes secili përdorues instalon sistem më vete. Kostoja e investimit në instalimin e sistemit dhe shpenzimet operacionale janë në shkallë të vogël. Rekomandohet në zona me klimë të ngrohtë. Përdoret gjërësisht në vende si apartamente, vila dhe zyra.

Dy mënyrat më të përdorshme në sistemet e ngrohjes për të shpërndarë nxehtësinë në ambient janë me anë të kaloriferëve dhe nëpërmjet ngrohjes në dysheme. Nxehtësia e ujit që qarkullon në sistemin e ngrohjes në dysheme është më e ulët në krahasim me nxehtësinë e ujit që qarkullon në sistemin me kaloriferë. Në ngrohjen në dysheme kostoja e instalimit mund të jetë më e lartë, por shpenzimet operacionale janë më të ulëta. Veç kësaj, duke qenë se dyshemeja do të jetë e ngrohtë siguron një përdorim me më shumë komoditet. Dyshemeja e ngrohtë është një faktor që përzgjidhet veçanërisht nga familjet me fëmijë të vegjël.


Water.al® ndjek nga afër zhvillimet teknologjike.



Sistemet më të përdorshme në vendet ku nuk ka gaz natyror, janë sistemet e ngrohjes me pompë nxehtësie dhe kaloriferët me lpg.

Lidhur dhe me zhvillimet teknologjike, kohët e fundit po shtohet përdorimi i chillerave.

Sistemi i lidhur me pompën e nxehtësisë në sistemet chiller, mund të përdoret si për ngrohje po ashtu edhe për ftohje sipas nevojave sezonale. Në sistemek tradicionale me kondicioner, ajri që ndodhet në ambient transferohet në njësinë e jashtme i ndryshohet temperatura dhe kthehem mbrapsht në ambient. Ndërsa në sistemnet chiller substanca e përdorur për transmetimin e nxehtësisë qarkullon mes njësive të brendshme dhe asaj të jashtme. Nxehtësia e ajrit që ndodhet në ambient ndryshohet në njësinë e brendshme dhe i jepet sërsish ambientit. Për këtë arsye është më komode krahasuar me sistemin tradicional të kondicionerit.

Kontaktoni me ekipin e Water.al® për të projektuar një sistem ngrohje dhe/ose ftohje të përshtatshëm për buxhetin dhe qëllimin tuaj të përdorimit.