Pyetjet më të Shpeshta (FAQ)


Këtu mund të gjeni pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me zgjidhjet e ujit dhe Water.al® dhe përgjigjet e tyre. Ju lutemi kontaktoni me ekipin e Water.al® për pyetjet të cilave nuk u është dhënë përgjigje këtu.

  1. Kripa e zbutësit mban erë. A mund të sillni kripë që nuk mban erë?
    Kripa e cila përdoret nga zbutësi për rigjenerim nuk mban erë. Ajo që mban erë, është diçka tjetër.

  2. A mund t'i besojmë ujit të cilin e filtrojnë filtrat?
    Nëse përdoren filtrat e duhura, uji i filtruar është uji më i sigurtë. Në të shumtën e rasteve është më i sigurtë se uji në shishe. Mund t'a pini me shumë qetësi.

  3. Pse raporti çmim cilësi i Water.al® është kaq i mirë?
    Gjatë rekrutimit të kandidatëve për dizenjimin e ekipit të ekspertëve në fushën e zgjidhjeve ne kujedesimi që ata të jenë të kualifikuar dhe produktet i importojmë direkt nga fabrika dhe ua shpërndajmë ato përdoruesve. Kjo është arsyeja e cila na bën të japim cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme për zgjidhjet që ofrojmë.

  4. Cilin filtër duhet të përdor në mënyrë që uji të pastrohet plotësisht nga bakteret dhe viruset?
    Mënyra më efikase për sterilizimin e ujit është përdorimi i pajisjes ultraviolet në kapacitetin e duhur dhe në pikën fundore më të afërt përpara përdorimit të ujit.

  5. A shpenzon shumë energji pajisja ultraviolet?
    Pajisja shtëpiake mund të konsumojë rreth 40 Watt/orë energji elektrike. Kjo korrespondon me një faturë mojore më pak se 3 Euro.

  6. Sa shpesh duhet t'a ndërroj llampën e filtrit ultraviolet?
    Llamba ultraviolet jep një dritë fuqia e së cilës bie me kalimin e kohës. Edhe pse drita ultraviolet vazhdon të japë dritë deri në dy vjet, në fund ë vitit të parë sasia e ujit që mund të sterilizojë do të bjerë, për arsye të uljes së fuqisë dritës.

  7. Unë kam filtra që i kam marrë më parë nga një furnitor tjetër. A mund t'a bëni ndërrimin e filtrave të këtij?
    Me shumë mundësi mund t'a bëjmë. Water.al® ka një gamë të gjërë të pjesëve rezervë.

  8. A mundet që osmoza e kundërt të filtrojë ujin e pusit apo të lumit?
    Po. Osmoza e kundërt është tipi i filtrit më efektiv që mund të përdoret për filtrimin e ujit në ambientet ku përdoret uji i pusit.

  9. Përdor uji rrjeti të bashkisë. A duhet sërish të përdor filtra?

    Po. Eshtë shumë e vështirë të kontrollosh në cilën fazë kontaminohet rrjeti i bashkisë. Për këtë arsye filtrimi do të jetë i dobishëm. Veçanërisht në ndërtesat në të cilat përdoret depozitë uji, duhet të përdoret patjetër. Uji që rri në depozitë, krijon baktere. Për këtë arsye, në ambientet ku përdoret uji që rri në depozitë duhet bërë filtrim patjetër.