Pishina


Water.al®, lider në Ballkan në fushën e zgjidhjeve të ujit, në kuadër të modelit të marrëveshjes strategjike që ka aplikuar me Çevsutek, një nga kompanitë e spikatura në Turqi, me qendër në Izmir, kryen punime për ndërtimin e pishinave, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Pishinat mund t'i klasifikojmë në 3 grupe bazuar në madhësitë e tyre;

  1. Pishinat shtëpiake
  2. Pishinat e hapura për publikun, ato të hoteleve
  3. Pishinat me standarte olimpike

Pishinat të cilat na dalin më shumë përballë, nëpër hotele, vitet e fundit kanë filluar të bëhen popullore në oborret e vilave. Notimi në pishinë së bashku me familjarët tanë në fund të një dite të nxehtë dhe të lodhshme është shumë qetësues. Mund të kërkojmë të përdorim pishinat më të mëdha duke qenë se mërzitemi nga pishinat e vogla shtëpiake. Argëtimi është më i madh në pishinat me pagesa ditore të hapura për publikun. Por, edhe këtu është shumë i rëndësishëm të bëhet sterilizimi i duhur i ujit.


Studimet në lidhje me pishinat mund t'i trajtojmë në dy grupe.

  1. Ndërtimi i pishinave
  2. Mirëmbajtja e pishinave

Studimi fillestar është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e pishinave. Duhet verifikuar nëse në vendin ku do të ndërtohet pishina nuk ka kanalizime, instalime elektrike apo instalime të ujit të pijshëm dhe nëse ka të bëhen ndryshimet e duhura. Më pas duhet ndërtuar pishina duke përdorur materiale cilësore dhe me përfundimin e ndërtimit duhet bërë me kujdes testi i mosrrjedhjes së pishinës. Dhe në fund duhet të montohet me kujdes sistemi mekanik.

Kur vijme tek mirëbajtja e pishinave, tema më e rëndësishme është higjiena. Sterilizimi me kimikate i ujit të pishinës i cili është përdorur nga një numër i madh njerëzish duhet bërë në formën e duhur me anë të pompave të duhara të dozimit dhe pastrimit fizik me filtra. Kur kimikatet përdoren në sasi më të madhe se sa duhet dëmton shëndetin e notuesve, nëse përdoret më pak seç duhet bakteret në ujë nuk vdesin. Nëse lihet pas dore mirëmbajtja vjetore si zbrazja dhe pastrimi i pishinës, mund të shkurtohet jetëgjatësia e pishinës.


Dhe në fund, pishinat mund t'i klasifikojmë sipas përdorimit sezonal apo vjetor.

  1. Pishinat e hapura
  2. Pishinat e mbyllura

Në përgjithësi, pishinat, ndërtohen si pishina të hapura të përshtatshe për të marrë rreze dielli. Por edhe pse të vogla në numër edhe pishinat e mbyllura janë në përdorim. Në pishinat e mbyllura është e rëndësishme dhe ngrohja e ujit. Në pishinat e hapura ngrohja me ujit me temperaturat sezonale shihet si e mjaftueshme dhe freskimi shihet si një nga përfitimet e pritshme nga pishinat. Ndërsa pishinat e mbyllura janë pishina të cilat duhet të ngrohen dhe të përdoren për aktivitet fizik dhe kënaqësi personale pasi ato kanë si qëllim dhe përdorimin në mot të ftohtë. Pishinat e mbyllura, më së shumti, mund t'i shohim në hotele, universitete dhe rezidenca. Në përgjithësi nuk janë vetëm, por të shoqëruara me mundësi si sauna, spa dhe banjo turke.



Na kontaktoni për projektimin dhe ndërtimin e pishinës dhe për të përfituar nga shërbimet e mirëmbajtjes me profesionalizmin e Çevsutek dhe sigurinë e Water.al®.