Uji i Pijshëm


Eshtë shumë e rëndësishme për shëndetin tonë që uji të jetë në cilësinë e ujit të pijshëm. Karakterin e ujit të përdorshëm mund t'a klasifikojmë në tre grupe;



Me ujin e sterilizuar dhe të pastruar nga gëlqerja ne mund të bëjmë shumicën e punëve ditore. Por kur bëhet fjalë për të gatuar, për të larë frutat dhe perimet, për të pirë, madje edhe për të larë beben e porsalindur duhet të përfitohet nga uji i pijshëm që prodhojnë filtrat. Water.al® rekomandon filtrim me osmozë të kundërt për të përfituar ujë të pijshëm.


Në filtrimin me osmozë të kundërt bëhet fjalë për një filtrim me 6 faza.

  1. Filtri i sedimentit 5 mikron mban baltën dhe copat e mëdha.
  2. Filtri GAC Karbon mban klorin që ndodhet në ujë.
  3. Filtri Block Karbon 5 mikron mbahet klori që është në ujë dhe përsëritet mbajtja e grimcave të cilat janë më të vogla se 5 mikron.
  4. Uji në membranën e osmozës së kundërt ndahet në dy. Nëpërmjet njërit kanal kalon uji i pastër dhe shkon në tankun e presionit dhe nga kanali tjetër hidhet uji i cili përmban baktere, viruset dhe metale të rënda.(Osmoza e kundërt nuk ofron sterilizim 100%. Për 100% sterilizim duhet të përdoret ultraviolet.)
  5. Shtohen mineralet që duhet të jenë në ujë.
  6. Kalohet nëpër filtrin e rritjes së PH-it dhe ofrohet për përdorim në rubinetin e osmozës së kundërt.

Broket të cilat përdoren për pastrimin ujit nga metalet e rënda, Ultrafiltri i cili mund të përdoret në momentin që jemi të sigurtë që në ujë nuk ka metale të rënda si plumbi apo arseniku janë nga pajisjet të cilat përdoren për filtrimin e ujit me kosto më të ulët se osmoza e kundërt. Por, si zgjidhje përfundimtare do të jetë osmoza e kundërt e cila rekomandohet nga Water.al®.

Në saj të zhvillimit të teknologjisë në vitet e fundit, është bërë e mundur të prodhohet ujë i pijshëm 200-300 litra në ditë me aparate osmoze të kundërt të cilëve u ka rënë çmimi sa të jenë të përballueshme nga përdoruesit shtëpiakë. Përveç kësaj, ka pajisje të ozmozës së kundërt të cilat prodhojnë 1.200 litra/ditë dhe 1.500 litra/ditë për ambiente si, restorante, kafe apo mensa. Për restorante dhe ambiente të ngjashme të cilat kanë përdorim të rregullt dhe në sasi të larta të ujit të pijshëm, Water.al® rekomandon marrëveshje për mirëmbajtje periodike ose modelin e sistemit me qira.

Ju lutemi kontaktoni ekipin tonë profesional për zhvillimin dhe rekomandimin e zgjidhjes së përshtatshme për ju.