Produkte Mbështetës

Për të maksimizuar përftimin e përftuar nga sistemet e përmirësimit të ujit, ka shumë produkte mbështetës të cilët mund t'i përdorim. Nëse do të na duhet të përmendim disa prej tyre që janë më të përdorshëm, mund të përmendim, pompat e ujit, depozitat e ujit, makineritë e akullit, aparatet e ujit, sistemet e ngrohjes së ujit me energji diellore dhe broket me filtër.

Makineritë e akullit përdoren kryesisht në vende të tilla si, kafe, restorante. Makineritë e akullit të cilat ushqehen me ujë të filtruar prodhojnë akullin më cilësor.

Pajisjet më të domosdoshme për ambientet e zyrave, furnizojnë me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në çdo orë të ditës. Aparatet e ujit të lidhur me filtrin e ujit, të shpëtojnë nga transporti i bidonave.


Për kafet dhe restorantet të cilët e vlerësojnë kënaqësinë e klientit dhe duan t'i ofrojnë një larmishmëri shërbimesh, dispenseri i ujit me gaz është i domosdoshëm. Eshtë i mundur kthimi i ujit të filtruar në ujë me gaz.

Broket me filtër që përdoren për sasi të vogla të filtrimit të ujit, janë joefektive ndaj viruseve dhe baktereve. Eshtë mirë të përdoret duke u ngrohur. Eshtë i përshtatshëm për familjet që nuk kanë fuqi investimi dhe shtëpitë e beqarëve.


Depozitat e ujit, mbrojtja klasike nga ndërprerjet e ujit. Zgjedhja e depozitës së ujit sipas qëllimit të përdorimit është shumë e rëndësishme. Përshtatshmëria e depozitave të ujit për prodhim ushqimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për përdorim në restorante dhe mensa. Përdorimi i depozitës së ujit në vende ku ka shumë konsum uji, është zgjedhja e vetme afatshshkurtër. Si shembull për këtë mund të jepen restorantet dhe mensat, të cilat shërbejnë ushqim në drekë në mënyrë intensive, por orët e tjera të ditës nuk janë intensive.

Përfitimi nga pompa e ujit në përdorimin e ujit të depozituar do ta shtojë komoditetin, nganjëherë përdorimi i tyre bëhet i domosdoshëm në mënyrë që lavastovilja dhe pajisje të tjera të ngjashme të japin performancën e duhur si dhe për mundësimin e presionit minimal. Për ujërat që përdoren në prodhimin e ushqimit duhet të përdoren pompa në pësrputhje me rregulloren ushqimore.


U munduan të ndanim disa nga produktet mbështetës të cilët mund të përdoren së bashku me sistemet e përmirësimit të ujit. Eshtë e mundur të përfitohet nga shumë produkte mbështetës, të ndryshëm, të përshtatshëm me projektet. Kontaktoni Water.al® për të zhvilluar projektin e përshtatshëm me nevojën tuaj dhe zbuluar produktet mbështetës nga të cilët do të përfitoni në këtë projekt.