Zbutja e Ujit


Gëlqerja që ndodhet në ujë është një substancë e padëshiruar e cila ul ndjeshëm komoditetin tonë duke i hapur rrugë prishjes së pajisjeve, shpeshherë boileri, lavastovilja, panelet diellore dhe duke lënë njolla në banjo, enë etj.

Zbutja e ujit bëhet duke përdorur rezinën e cila mban gëlqeren që ndodhet brenda ujit. Uji kalohet nëpër rezinë përpara se të kalohet në rrjetin lokal. Rezina mban gëlqeren që ndodhet në ujë duke bërë ndryshim jonesh dhe i jep rrjetit ujë pa gëlqere. Kapaciteti i rezinës për të mbajtur gëlqeren është i limituar. Në momentin e arritjes së këtij kapaciteti, bëhet rigjenerimi i rezinës me ujë me kripë duke hequr gëlqeren nga rezina dhe në këtë mënyrë risetohet kapaciteti i rezinës për të mbajtur gëlqeren. Preferohet të përdoren valvulat plotësisht automatike për rigjenerimin.





Lavatriçe e prishur nga gëlqerja

WC e ekspozuar ndaj ujit me gëlqere

Një amvisë së cilës i është prishur lavastovilja nga gëlqerja




Përdorimi i ujit të filtruar nga gëlqerja mundëson 4 lloje kursimi;

Me sistemet e zbutjes së ujit Water.al® është e mundur që të keni një zbutës dhe të përjetoni komoditetin me kosto të përballueshme. Përfitoni nga të mirat e ujit pa gëlqere duke ju instaluar ekipi jonë profesional valvula elektronike ose valvula mekanike plotësisht automatike në hyrje të rrjetit. Përdorni ujë pa gëlqere me cilësinë e shërbimit të Water.al® dhe sistemet në madhësinë e duhur qoftë për një shtëpi në të cilën jetojnë 3 veta, qoftë për një hotel që akomodon 300 veta në të njëjtën kohë, qoftë për një mensë e cila u shërben ushqim 600 vetave në të njëjtën kohë.

Zbutësit tanë plotësisht automatikë përdorin kripën Water.al® për të bërë shpërlarjen.

Na kontaktoni për kapacitetitn e përdorimit, për analizën e karakterit të ujit dhe rekomandimin e sistemit.